Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ndryshime të reja për maturën shtetërore në Kosovë: standarde më të larta dhe dënime më të ashpra për kopjim

Vendi  |  21.04.2026 Ora 7:35   
Projektligji për provimin shtetëror të maturës në Kosovë ka kaluar në Komisionin për Arsim, duke hapur rrugën për votim në Kuvend. Ndryshimet e propozuara synojnë përmirësimin e standardeve dhe adresimin e problemeve të vazhdueshme në organizimin dhe administrimin e testit.

Ministria e Arsimit ka paraparë masa më të rrepta për parandalimin e parregullsive gjatë provimit, veçanërisht ndaj kopjimit. Sipas ministrit Hajrullah Çeku, synohet krijimi i kushteve më të përshtatshme në hapësirat e testimit për të minimizuar ndërhyrjet dhe shkeljet.

Projektligji përfshin edhe rritjen e ndëshkimeve për shkeljet, me gjoba që variojnë nga 1 mijë deri në 20 mijë euro, sidomos në rastet kur parregullsitë nuk raportohen.

Organizatat monitoruese të arsimit kanë ngritur vazhdimisht shqetësime për përfshirjen e palëve të ndryshme në tolerimin e kopjimit, duke krijuar pabarazi mes nxënësve. Ata presin që ndryshimet e reja të ndikojnë pozitivisht në integritetin e provimit.

Gjatë diskutimeve është theksuar edhe nevoja për përmirësimin e përkthimit të testeve në gjuhët e komuniteteve joshumicë, me qëllim lehtësimin e procesit për të gjithë nxënësit.


Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing