Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

NPB detyrohet të paguajë mbi 32 milionë euro për projektin e parealizuar në Lakërishtë

Vendi  |  20.04.2026 Ora 7:35   
Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) është urdhëruar nga Gjykata Komerciale që t’u paguajë mbi 32.5 milionë euro tri kompanive private, si kompensim për “fitimin e humbur” nga një projekt afaristo-banesor në lagjen Lakërishtë në Prishtinë.

Projekti, me vlerë mbi 120 milionë euro, nuk u realizua asnjëherë, ndërsa anulimi i kontratës ka rezultuar me kosto të lartë financiare për ndërmarrjen publike. Çështja kishte vite që shoqërohej me akuza për keqpërdorime dhe paralajmërime për pasoja serioze financiare, të cilat nuk u adresuan nga institucionet përkatëse.

Ekspertët e ekonomisë e konsiderojnë këtë rast si pasojë të joprofesionalizmit dhe politizimit të vendimmarrjes në ndërmarrjet publike, duke paralajmëruar ndikim të drejtpërdrejtë në buxhetin e shtetit dhe rrezik për stabilitetin financiar të NPB-së.

Pavarësisht vendimit të shkallës së dytë, Komuna e Prishtinës nuk ka dhënë ende një qëndrim zyrtar lidhur me rastin.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing