Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

KEDS: Njehsorët e energjisë elektrike janë të saktë dhe sipas standardeve zyrtare

Vendi  |  26.03.2026 Ora 7:36   
KEDS ka deklaruar se të gjithë njehsorët e energjisë elektrike në Kosovë janë të besueshëm dhe të sinkronizuar sipas standardeve zyrtare, duke garantuar matje të sakta dhe transparente të konsumit për qytetarët.

Sipas kompanisë, matësit kalibrohen dhe sinkronizohen me kohën zyrtare që në momentin e instalimit, duke siguruar që aplikimi i tarifave, përfshirë tarifën e ulët, të jetë i drejtë dhe i barabartë për të gjithë konsumatorët, në përputhje me rregullat e ZRRE.

Në komunikatë theksohet se mund të ndodhin devijime të vogla teknike në raste të izoluara, por ato nuk ndikojnë në saktësinë e përgjithshme të matjes dhe trajtohen menjëherë pas ankesave të konsumatorëve.

KEDS njofton gjithashtu se është duke vazhduar procesin e modernizimit të rrjetit, duke zëvendësuar njehsorët e vjetër me modele digjitale. Vetëm gjatë vitit të kaluar janë instaluar mbi 130 mijë njehsorë të rinj.

Në fund, kompania u ka bërë thirrje aktorëve politikë që të shmangin deklaratat e pa verifikuara dhe politizimin e kësaj çështjeje.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing