Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Linja Prishtinë–Ferizaj, e cila deri para pak ditësh kushtonte 1.5 euro, tashmë ka arritur në 2 euro. Rritje të ngjashme janë raportuar edhe për destinacione si Gjilani, Prizreni, Mitrovica dhe qytete të tjera.
Përfaqësuesit e kompanive të transportit theksojnë se rritja ka qenë e pashmangshme, pasi kostot e karburantit kanë arritur deri në 74% të të hyrave të tyre. Sipas tyre, kompanitë janë përballur me zgjedhjen mes rritjes së çmimeve ose ndërprerjes së aktivitetit.
Kryetari i Unionit të Shoqatave Rrugore, Jakup Berisha, deklaroi se situata financiare ka detyruar operatorët të ndërmarrin këtë hap.
Në anën tjetër, qytetarët janë shprehur të pakënaqur me rritjen e çmimeve, duke theksuar vështirësitë ekonomike për përballimin e kostove shtesë të transportit.