Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Çmimet e banesave në Prishtinë vazhdojnë të rriten, deri në 2,800 euro për metër katror

Vendi  |  09.03.2026 Ora 7:44   
Blerja e një banese në Prishtinë po bëhet gjithnjë e më e vështirë për shumë familje, për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimeve të patundshmërive.

Aktualisht, në zonat periferike të kryeqytetit çmimet arrijnë rreth 1,400 euro për metër katror, ndërsa në afërsi të qendrës mund të kalojnë 2,800 euro për metër katror.

Sipas ndërtuesve, lagjja Mati 1 mbetet një nga zonat më të kërkuara për banim, ku çmimet aktualisht sillen mes 1,100 dhe 1,400 euro për metër katror.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se çmimet e pronave të banimit në Prishtinë janë rritur 4.3% në tremujorin e tretë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak.

Ndërtuesit thonë se rritja e çmimeve lidhet me koston e materialeve të ndërtimit, mungesën e fuqisë punëtore dhe përqindjen e lartë që kërkojnë pronarët e tokave, ndërsa paralajmërojnë se çmimet mund të rriten edhe më tej në muajt në vijim.

Sipas njohësve të ekonomisë, një faktor i rëndësishëm që po ndikon në këtë trend është edhe kërkesa e lartë nga diaspora për blerjen e patundshmërive në Kosovë.

Ndërkohë, për shkak të çmimeve të larta në Prishtinë, kërkesa për banesa është rritur edhe në Fushë Kosovë, ku çmimet aktualisht arrijnë rreth 900 euro për metër katror, ndërsa banesat në ndërtim e sipër kanë çmime disi më të ulëta.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing