Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një nga kushtet kryesore për sigurimin e kësaj kredie ishte që ndërmarrja publike “Pastrimi” të operojë ekskluzivisht në menaxhimin e mbeturinave. Megjithatë, në atë kohë Komuna e Prishtinës kishte ndërmarrë hapa për angazhimin e operatorëve privatë për këtë shërbim.
Në mars të vitit 2025, kryeshefi i kompanisë “Pastrimi”, Petrit Reqica, kishte deklaruar në RTK se kjo situatë rrezikonte marrjen e kredisë. Sipas tij, një tjetër kusht i rëndësishëm ishte garancia për kontrata dhjetëvjeçare për ndërmarrjen publike.
Nga Komuna e Prishtinës thonë se diskutimet me Bankën Gjermane për Zhvillim janë rihapur, dhe se ekzistojnë mundësi reale që projekti të realizohet.
Drejtori i Shërbimeve në Komunë, Luftar Braha, theksoi se bëhet fjalë për një projekt kompleks që përfshin jo vetëm mbledhjen e mbeturinave, por edhe ndarjen në burim, riciklimin dhe përdorimin e materialeve të riciklueshme, proces që mund të marrë kohë.
Nga kompania “Pastrimi” kanë deklaruar se mbeten të përkushtuar për bashkëpunim institucional, duke theksuar se kjo kredi do të mundësonte investime në flotë të re kamionësh, shtimin e kontejnerëve dhe modernizimin e infrastrukturës së menaxhimit të mbeturinave.