Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Të dhënat tregojnë se rritja është udhëhequr kryesisht nga shërbimet e udhëtimit, teknologjia e informacionit dhe komunikimit (TIK), shërbimet e biznesit dhe transporti.
Në vitin 2015 eksporti i shërbimeve ishte rreth 951.5 milionë euro, ndërsa deri në vitin 2019 kishte arritur në 1.7 miliardë euro. Në vitin 2020 u shënua një rënie në rreth 1 miliard euro, kryesisht për shkak të pandemisë dhe uljes së udhëtimeve. Pas kësaj periudhe, eksportet janë rritur me ritëm të shpejtë, duke arritur 3.9 miliardë euro në vitin 2025.
Sipas GAP, në vitin 2025 eksportet u dominuan nga shërbimet e udhëtimit, me vlerë prej 2.8 miliardë euro, pasuar nga shërbimet e TIK-ut me 398.2 milionë euro, shërbimet e tjera të biznesit me 272.5 milionë euro, dhe shërbimet e transportit me 191.3 milionë euro.
Këto të dhëna tregojnë se sektori i shërbimeve po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës.