Qendra Këshilluese Amerikane (AAC) – EducationUSA Kosovo, në bashkëpunim me partnerët e saj, organizon aktivitetin USA Alumni Talk 2026, një ngjarje frymëzuese që bashkon të diplomuar në universitete amerikane për të ndarë përvojat e tyre akademike dhe profesionale.
Në këtë aktivitet do të flasin ish-studentë të SHBA-së, të cilët do të ofrojnë njohuri të drejtpërdrejta mbi studimet, jetën universitare dhe zhvillimin e karrierës në Shtetet e Bashkuara. Të ftuarit e këtij edicioni janë Rebecca Satterfield nga Rice University, Anes Demirovic nga Columbia University dhe Kaylin Ong nga Pomona College.
USA Alumni Talk 2026 synon të informojë dhe motivojë studentët dhe profesionistët e rinj që janë të interesuar për studime në SHBA, duke u dhënë mundësinë të mësojnë nga përvoja reale e alumnëve.
Ngjarja do të mbahet më 5 shkurt 2026 në orën 17:00 – 18:00 në American Corner Prishtina.
Ngjarja është e hapur për të gjithë studentët dhe profesionistët e rinj që dëshirojnë të informohen më shumë rreth arsimit amerikan dhe mundësive që ai ofron.