Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Banorët e lagjes “Qendra” në Prishtinë kanë protestuar dje për shkak të tollovive të vazhdueshme në parkingje dhe shfrytëzimit të hapësirave të gjelbra publike, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga Komuna e Prishtinës.
Sipas banorëve, problemi është shkaktuar nga parkimi i automjeteve që vijnë nga jashtë territorit të kryeqytetit, çka po ua pamundëson rezidentëve parkimin pranë objekteve ku jetojnë dhe po krijon kaos të shpeshtë në trafik.
Ata thonë se, pavarësisht premtimeve dhe afateve të dhëna nga institucionet komunale, situata nuk është përmirësuar. Banorët kërkojnë rishikimin e lejeve të parkimit dhe vendosjen e kritereve të qarta, në mënyrë që prioritet të kenë banorët rezidentë.
Sipas tyre, zgjidhja e këtij problemi është e domosdoshme për të shmangur diskriminimin dhe për të garantuar qasje të lirë në parkingje dhe hapësira publike në lagjen e tyre.