Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave (AME), organizon sot ceremoninë e diplomimit të 21 kadetëve për zjarrfikës, duke shënuar përfundimin me sukses të Trajnimit Profesional për këtë gjeneratë.
Në këtë ceremoni janë ftuar ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përfaqësues të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, institucioneve të sigurisë publike, si dhe partnerë ndërkombëtarë.
Ceremonia e diplomimit do të mbahet të enjten, më 22 janar 2026, në ora 11:00, në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.