Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Gjatë ditës së sotme, 19 janar 2026, në Prishtinë do të zhvillohen disa aktivitete me rëndësi institucionale dhe akademike.
Në orën 10:00, Administrata Tatimore e Kosovës do të shënojë 26-vjetorin e themelimit të saj, duke organizuar një konferencë si dhe tri panele diskutimi. Aktiviteti do të mbahet në hotelin “Emerald”.
Ndërkohë, nga ora 11:00, në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë, do të mbahet një mbledhje përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së profesorit Hilmi Cena.