Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Çmimet e reja të referencës pritet të shtrenjtojnë ndërtimin, kërkesa bie në Tiranë

Vendi  |  19.01.2026 Ora 7:46   

Sektori i ndërtimit në Shqipëri po përballet me një rreth vicioz, ku rritja e çmimeve të referencës dhe kostove po shoqërohet me rënie të kërkesës, veçanërisht në Tiranë. Çmimet e reja të referencës për rrethet do të hyjnë në fuqi më 1 janar 2026, duke rritur automatikisht edhe detyrimet për taksën e ndikimit në infrastrukturë.

Sipas Kryetarit të Bordit të Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, Erjon Harizi, kjo rritje do të shtrenjtojë ndërtimin në mënyrë proporcionale me rritjen e referencave, veçanërisht në zonat bregdetare si Durrësi, Qerreti, Vlora, Saranda dhe Himara, ku ndryshimet arrijnë deri në 196%.

Ndërkohë, agjencitë imobiliare vlerësojnë se kërkesa nga blerësit e huaj në bregdet do të vazhdojë të rritet deri në vitin 2030, duke mbajtur çmimet në trend rritës, me rritje vjetore nga 4% deri në 12%, në varësi të zonës.

Në Tiranë, tregu po shfaq shenja mbingopjeje, me oferta të larta dhe çmime që pritet të mbeten të qëndrueshme gjatë vitit 2026. Ekspertët paralajmërojnë se menaxhimi i ofertës do të jetë vendimtar për të shmangur krijimin e stoqeve të pashitura dhe presionin financiar mbi ndërtuesit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing