Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Tarifat e energjisë elektrike në shqyrtim, vendimi pritet në mars 2026

Vendi  |  19.01.2026 Ora 7:49   

Ndryshimi i tarifave të energjisë elektrike është duke u shqyrtuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE), mirëpo nga ky institucion bëjnë të ditur se aktualisht nuk ka asnjë vendim të marrë.

Në një përgjigje për Tëvë1, ZRRE ka njoftuar se operatorët dhe furnizuesit e licencuar pritet t’i dorëzojnë aplikimet për të hyrat e lejuara gjatë javës së ardhshme. Pas dorëzimit, institucioni do të kryejë shqyrtimin dhe vlerësimin rregullativ, përfshirë analizën e kostove të justifikuara dhe efikasitetit operacional.

Sipas ZRRE-së, vendimi përfundimtar për tarifat e reja pritet të merret gjatë muajit mars 2026, pas përfundimit të procesit rregullativ dhe konsultimit publik, ndërsa zbatimi i tyre do të fillojë nga muaji prill 2026. Institucioni thekson se në këtë fazë nuk mund të paragjykohet nëse tarifat do të rriten, do të ulen apo do të mbesin të pandryshuara.

Eksperti i energjetikës, Adhurim Haxhimusa, ka shprehur shqetësim për mungesën e kontrollit institucional mbi koston e furnizimit me energji elektrike, duke shpresuar që të mos ketë rritje të drejtpërdrejtë apo indirekte të barrës financiare për qytetarët.

Ndërkohë, nga grupi “Asnjë cent më shumë” paralajmërohen protesta në rast të rritjes së çmimit të energjisë elektrike, duke kërkuar transparencë dhe arsyetim nga ZRRE për vendime të tilla.

Kujtojmë se më 16 prill 2025, ZRRE kishte vendosur rritjen e tarifave të energjisë elektrike për 16.1 për qind.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing