Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Mbi 7 mijë lindje në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK gjatë vitit 2025

Vendi  |  05.01.2026 Ora 7:48   

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Zef Ndrejaj, ka bërë të ditur se gjatë vitit 2025 në këtë klinikë janë realizuar gjithsej 7,101 lindje.

Sipas tij, 5,511 lindje janë kryer me rrugë normale, ndërsa 1,510 me prerje cezariane, duke theksuar se është shënuar rënie e lindjeve me këtë metodë krahasuar me vitet paraprake. Gjatë vitit janë lindur 3,338 foshnja meshkuj dhe 3,102 femra, si dhe janë regjistruar 174 lindje binjakësh dhe 7 raste trinjakësh.

Ndrejaj ka deklaruar se nuk ka rënie të ndjeshme të numrit të lindjeve në krahasim me vitin e kaluar, duke marrë parasysh faktin se një numër i konsiderueshëm i tyre realizohet edhe në spitalet rajonale dhe klinikat private.

Sa i përket stafit, Klinika e Gjinekologjisë numëron rreth 293 punonjës. Ai ka pranuar se ekziston mungesë e lehtë e infermierëve, por ka bërë të ditur se është hapur konkurs për pranimin e stafit të ri, ndërsa numri i mjekëve mbetet i mjaftueshëm.

Duke folur për kushtet dhe shërbimet, Ndrejaj theksoi se gjatë tri viteve të fundit janë bërë përmirësime të mëdha infrastrukturore dhe janë funksionalizuar shërbime të reja si mjekësia fetale, amniocenteza dhe IVF-ja. Ai shtoi se, pavarësisht rasteve të komplikuara që referohen nga klinikat private, Klinika e Gjinekologjisë në QKUK mbetet e përgatitur për trajtimin e të gjitha rasteve.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing