Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rriten nivelet e lumenjve në perëndim të Kosovës pas reshjeve intensive të shiut

Vendi  |  06.01.2026 Ora 7:44   

Reshjet e dendura të shiut nga 3 deri më 5 janar 2026 kanë shkaktuar rritje të ndjeshme të niveleve të ujit në pjesën perëndimore të Kosovës, veçanërisht në pellgun e Drinit të Bardhë, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas këtij institucioni, lumenjtë që burojnë nga Alpet Shqiptare, përfshirë Erenikun, Bistricën e Pejës, Bistricën e Deçanit dhe lumin e Istogut, kanë shënuar rritje të theksuar të prurjeve, duke rritur rrezikun për përmbytje lokale në disa zona.

Të dhënat zyrtare tregojnë se sasitë më të mëdha të reshjeve janë regjistruar në Junik (231.5 mm), Gllogjan (151.6 mm), Kuqishtë (130.4 mm) dhe Radoniq (124.7 mm). Ndërkohë, niveli i lumit Erenik në Gjakovë ka arritur në 3.4 metra, një nga nivelet më të larta të kësaj periudhe.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që jetojnë pranë rrjedhave lumore në perëndim të vendit të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin njoftimet zyrtare, duke theksuar se situata kërkon monitorim të vazhdueshëm.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing