Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Pse paratë e gatshme vazhdojnë të dominojnë, pavarësisht rritjes së pagesave digjitale

Vendi  |  07.01.2026 Ora 7:52   
Përdorimi i parasë së gatshme vazhdon të mbetet i lartë në Kosovë, pavarësisht rritjes graduale të pagesave digjitale. Shumë qytetarë dhe biznese e konsiderojnë paranë fizike si më të sigurt, ndërsa të rinjtë po shfaqin prirje më të madhe drejt transaksioneve elektronike.

Sipas Bankës Botërore, vetëm 76 për qind e të rriturve në Ballkanin Perëndimor kanë llogari transaksionesh, krahasuar me 99 për qind në Eurozonë. Ekspertët theksojnë se pagesat me para të gatshme nuk monitorohen nga autoritetet fiskale dhe kontribuojnë në shmangien e tatimeve, duke shkaktuar humbje të konsiderueshme buxhetore.

Banka Qendrore e Kosovës vlerëson se ekonomia joformale ndikon drejtpërdrejt në përdorimin e cash-it, ndërsa mungesa e besimit dhe edukimit financiar mbetet sfidë. Sipas Institutit Riinvest, informaliteti në Kosovë arrin deri në 35 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Institucionet financiare theksojnë se rritja e pagesave digjitale është thelbësore për modernizimin e ekonomisë, uljen e ekonomisë joformale dhe forcimin e buxhetit të shtetit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing