Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Autoriteti i Rregullatorit për Shërbimet e Ujit ka bërë të ditur se nga muaji janar do të hyjnë në fuqi tarifa më të larta të ujit për konsumatorët shtëpiak dhe jo-shtëpiak.
Sipas njoftimit zyrtar, për periudhën tarifore 2026–2028, tarifat për amvisëritë do të rriten për 39 për qind për metër kub, ndërsa për konsumatorët jo-shtëpiak, përfshirë bizneset, rritja do të jetë 29 për qind për metër kub.
Nga Autoriteti theksojnë se kjo rritje vjen si pasojë e ndryshimeve ekonomike dhe rritjes së kostove të furnizimit me ujë, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në shpenzimet operative të kompanive të ujësjellësit.
Vendimi pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në buxhetin e familjeve dhe në kostot operative të bizneseve, duke nxitur nevojën për menaxhim më racional të konsumit të ujit.