Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Donnarumma zbulon dëshirën e tij për të ardhmen me Manchester Cityn

Sport  |  18.12.2025 Ora 16:12   
Kapiteni i Italisë, Gianluigi Donnarumma, ka shprehur kënaqësinë e madhe për punën nën drejtimin e Pep Guardiolës, duke theksuar se dëshiron të qëndrojë “për shumë vite” te Manchester City.

Sky Sport Italia ka publikuar një fragment nga intervista e portierit italian, e cila pritet të transmetohet e plotë në ditët në vijim. Në këtë pjesë, Donnarumma flet për përshtatjen e tij te City dhe marrëdhënien me trajnerin spanjoll, duke nënvizuar respektin dhe ndikimin pozitiv që Guardiola ka në lojën dhe qetësinë e tij në fushë.

“E respektoj jashtëzakonisht shumë, kemi një raport të shkëlqyer dhe ai më ndihmon shumë në vendime. Më mban të qetë në çdo situatë. Është ëndrra e të gjithëve të stërvitesh prej tij. Jam me fat që jam këtu dhe shpresoj të kaloj shumë vite me të dhe të shkruaj historinë e këtij klubi. Ai është vërtet i veçantë”, ka deklaruar Donnarumma.

Portieri 26-vjeçar iu bashkua Manchester Cityt në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës së kaluar, pasi i kishte mbetur vetëm një vit kontratë me Paris Saint-Germain dhe palët nuk arritën marrëveshje për rinovim.

Në këtë sezon të Ligës Premier, Donnarumma ka regjistruar gjashtë ndeshje pa pësuar gol në 13 paraqitje, duke pranuar gjithsej 12 gola. Kontrata e tij me Cityn është e vlefshme deri në qershor 2030, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.
Ndërkohë, me 79 paraqitje me Kombëtaren italiane, Donnarumma vazhdon të mbetet një nga figurat kyçe të futbollit europian.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing