Sulmuesi gjerman Karim Adeyemi thuhet se ka kërkuar largimin nga Borussia Dortmundi, kryesisht për shkak të dëshirës së partneres së tij, këngëtares kosovare Loredana Zefi, për të jetuar në një qytet të madh evropian.
Sipas mediumit gjerman BILD, Adeyemi i ka bërë të ditur klubit synimin për t’u larguar, pavarësisht se është nën kontratë deri në vitin 2027, ndërsa së fundmi ka ndërruar edhe agjent për të rinegociuar të ardhmen e tij.
Me një vlerë tregu rreth 60 milionë euro, ai është lidhur me klube të mëdha si Barcelona, Manchester United dhe Juventus, çka e bën largimin e tij një temë gjithnjë e më të nxehtë në prapaskenat e merkatos.