Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Maldive bëhet vendi i parë në botë me ndalim e duhanit për disa breza

Bota  |  03.11.2025 Ora 8:15   

Maldivet janë bërë vendi i parë në botë që vendosin një ndalim brezash për pirjen e duhanit, duke e shpallur të paligjshëm blerjen, shitjen dhe përdorimin e produkteve të duhanit për këdo të lindur pas 1 janarit 2007.

Vendimi, që hyri në fuqi të shtunën, u cilësua nga Ministria e Shëndetësisë si një “hap historik për mbrojtjen e shëndetit publik dhe krijimin e një gjenerate pa duhan.”

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duhani shkakton mbi shtatë milionë vdekje çdo vit në nivel global. Në Maldive, mbi 25% e të rriturve përdorin duhan, ndërsa shifrat janë dukshëm më të larta tek adoleshentët.

Maldivet kishin ndaluar edhe përdorimin e cigareve elektronike që në fund të vitit 2024. Me këtë ligj të ri, qeveria synon të ulë ndjeshëm përdorimin e duhanit në gjithë arkipelagun dhe të krijojë një brez të ardhshëm pa varësi nga nikotina.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing