Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një studim i portalit të shtëpive pushimore Holidu ka përfshirë 50 aeroportet më të përdorura në Evropë, bazuar në vlerësimet e përdoruesve në Google.
Kriteret kryesore ishin pastërtia, qartësia dhe automatizimi, ndërsa çmimet e larta në restorante dhe dyqane u vlerësuan si disavantazh.
Në krye të listës qëndron Aeroporti i Stambollit me mbi 100 mijë vlerësime dhe një mesatare prej 4.4 yjesh. Pas tij renditen Aeroporti Sá Carneiro në Porto dhe Aeroporti i Helsinkit në Finlandë. Cyrihu mban vendin e pestë, ndërsa më i dobëti rezulton Aeroporti i Heraklionit në Kretë.
Studimi tregon se pastërtia dhe organizimi janë faktorët që udhëtarët vlerësojnë më shumë për një përvojë të këndshme fluturimi.