Në një nga tregjet më të shtrenjta të pasurive në botë, disa banorë të Hong Kongut po kursejnë qiranë duke zgjedhur të jetojnë në banesa të njohura për histori tragjike.
Apartamentet ku ka ndodhur një vdekje e dhunshme apo e papritur shiten dhe jepen me qira deri në 30% më lirë, për shkak të frikës së banorëve nga fatkeqësia dhe ndikimet e feng shui-t.
Sipas një studimi të Universitetit të Shkencës dhe Teknologjisë në Hong Kong, çmimet e pronave bien mesatarisht 20% pasi etiketohen si “të posesionuara”, ndërsa në rastet e vrasjeve, zbritja mund të arrijë deri në 34%.
Megjithatë, investitorë si Ng Goon-lau – i njohur si “Mbreti i Shtëpive të Përhime” – e shohin këtë si mundësi biznesi, duke blerë këto prona me çmime të ulëta dhe duke i ofruar për qira atyre që nuk i tremben historive të frikshme.