Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Udhëtimet për të parë ngjyrat e vjeshtës janë një traditë e vjetër, që daton që nga shekulli XIX, kur shkrimtarë si Henry David Thoreau dhe Emily Dickinson shkruan me adhurim për këtë stinë. Sot, miliona udhëtarë në mbarë botën udhëtojnë për të parë peizazhet e mbushura me gjethe të kuqe, portokalli e të arta.
Por, përtej Amerikës së Veriut, ku ky fenomen është më i njohur, ekzistojnë edhe disa vende të tjera ku vjeshta shfaqet në mënyrë spektakolare:
1. Quebec, Kanada
Në provincën frankofone të Kanadasë, pyjet e Quebec-ut ofrojnë një spektakël ngjyrash që nuk ka shumë dallim nga ai i New England-it, por me më pak turma turistësh. Peizazhet e Laurentians dhe Eastern Townships janë të mahnitshme, ndërsa Parku Natyror i Sutton-it ofron pamje panoramike që mund t’i shijoni me teleferik ose zipline.
2. Japonia
Në Japoni, sezoni i ndryshimit të gjetheve është ngjarje kombëtare dhe quhet momijigari – që do të thotë “gjuetia e gjetheve të kuqe”. Nga Yoro Valley afër Tokios, te Tenryu-Ji Temple në Kyoto, e deri në Parkun Kombëtar Daisetsuzan në Hokkaido, çdo vend ofron përvoja unike. Ky është gjithashtu sezoni ideal për shinrin-yoku – “banjën e pyllit”, një praktikë e ecjes në natyrë për qetësim mendor.
3. Black Forest, Gjermani
Në jugperëndim të Gjermanisë, Schwarzwald – i njohur si Black Forest – ofron një prej pamjeve më të bukura të vjeshtës. Gjethet marrin nuanca të arta e portokalli, ndërsa rruga panoramike B500 është mënyra më e mirë për t’i parë ato. Udhëtarët mund të ndalen në qytetin historik Baden-Baden ose në rajonin e Moselle-s, i famshëm për verën e tij Riesling.
4. Highlands, Skoci
Në veri të Britanisë, Highlands e Skocisë mbulohen me ngjyra të zjarrta nga tetori deri në nëntor. Nga shtigjet e Cairngorms National Park te “vendi i pemëve të mëdha” në Perthshire, kjo periudhë ofron një përvojë magjike për adhuruesit e natyrës. Udhëtarët mund të shijojnë pushime të qeta në Highland Club – një ish-manastir i kthyer në hotel – ose në hotele moderne si RocPool Reserve.