Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Bie çmimi i naftës në tregjet botërore

Bota  |  21.10.2025 Ora 8:19   
Çmimet e naftës në tregjet botërore kanë rënë ndjeshëm, duke shënuar nivelin më të ulët në muajt e fundit. Në tregun e Londrës një fuçi kushtonte 60.57 dollarë, ndërsa në SHBA 56.88 dollarë, me ulje krahasuar me fundjavën e kaluar.

Ekspertët e tregut shpjegojnë se rënia lidhet me furnizim më të madh dhe kërkesë më të ulët, ndërsa rezervat globale të naftës kanë arritur nivelin më të lartë në katër vitet e fundit, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë. Sipas raportit të fundit, teprica e furnizimit pritet të rritet gjatë vitit të ardhshëm.

Investitorët po ndjekin gjithashtu me kujdes pasojat e mundshme të bllokadës së qeverisë amerikane për shkak të mosmarrëveshjeve mbi buxhetin.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing