Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Qeveria japoneze ka njoftuar se do të punësojë gjuetarë të licencuar për të frenuar rritjen e sulmeve nga arinjtë, pas një numri rekord prej 12 viktimash vetëm këtë vit.
Sipas Ministrisë së Mjedisit, fondet do të përdoren për të trajtuar situatën emergjente në rajonet më të prekura, si Akita dhe Hokkaido, ku arinjtë janë parë duke hyrë në zona të banuara, shkolla dhe supermarkete.
Autoritetet po shqyrtojnë gjithashtu mundësinë që policia të lejohet të përdorë armë ndaj arinjve në raste urgjente, ndërsa ushtria është dërguar për të ndihmuar në kapjen e tyre.
Ekspertët thonë se mungesa e ushqimit në natyrë, për shkak të ndryshimeve klimatike, po i shtyn arinjtë gjithnjë e më afër zonave të banuara.