Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Rolling Stones po përfundojnë punën për një album të ri, pas suksesit të Hackney Diamonds të vitit 2023. Lajmin e ka bërë të ditur Marlon Richards, djali i kitaristit Keith Richards, i cili tha se grupi po regjistron në Londër dhe është “gati drejt fundit”.
Marlon shtoi se fitimi i çmimit Grammy për Albumin më të Mirë Rock i ka motivuar të rikthehen shpejt në studio, ndërsa ka konfirmuar edhe planet për një turne evropian vitin e ardhshëm.
Nga ana tjetër, kitaristi Ronnie Wood ka pranuar se jashtë turneve dhe regjistrimeve, ai, Mick Jagger dhe Keith Richards nuk shoqërohen shpesh, por ruajnë besimin dhe lidhjen e tyre të gjatë si “familje muzikore”.