Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Pas 35 vitesh karrierë, Mariah Carey merr çmimin e saj të parë nga MTV

Muzikë  |  08.09.2025 Ora 7:59   

Pas 35 vitesh në skenë dhe një liste të gjatë me hite, Mariah Carey ka marrë për herë të parë një çmim nga MTV. Në ndarjen e çmimeve “Video Music Awards 2025”, këngëtarja u nderua me Michael Jackson Video Vanguard Award, çmimi më i madh i karrierës për artistët e videos muzikore.

Çmimin ia dorëzoi këngëtarja Ariana Grande, ndërsa Carey, e emocionuar, deklaroi: “Nuk po besoj që po e marr çmimin tim të parë VMA sonte… veç një pyetje kam: çka pritët kaq gjatë?”

Në skenë, Carey performoi një medley të këngëve të saj më të njohura, përfshirë Dreamlover, Heartbreaker, Obsessed, Like That dhe We Belong Together. Me një paraqitje plot shkëlqim, ajo tregoi edhe një herë arsyen pse konsiderohet një nga divat më të mëdha të muzikës pop.

Mariah Carey është artistja me më së shumti këngë numër një në Billboard Hot 100 – plot 19 hite që kanë kryesuar listën. Këngëtarja do të publikojë edhe albumin e saj të 16-të, të titulluar Here for It All, më 26 shtator 2025.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing