Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Studio 20th Century dhe kompania 21 Laps e producentit Shawn Levy po punojnë për një rikthim të Night at the Museum, filmi i famshëm që fillimisht u publikua në vitin 2006. Projekti i ri do të shkruhet nga Tripper Clancy (Die Hart, Stuber), por për momentin nuk janë dhënë detaje rreth ngjarjes apo kastit të aktorëve.
Trilogjia origjinale, e cila përfshin edhe Battle of the Smithsonian (2009) dhe Secret of the Tomb (2014), u drejtua nga vetë Levy dhe arkëtoi mbi 540 milionë dollarë në Amerikë. Në qendër të historisë ishte Ben Stiller si një roje nate në një muze ku ekspozitat marrin jetë çdo natë për shkak të një mallkimi egjiptian.
Levy dhe Dan Levine do të jenë producentë të versionit të ri për kompaninë 21 Laps, e cila po përgatit gjithashtu sezonin e fundit të Stranger Things. Projekti po pritet me kurreshtje nga fansat e filmit origjinal, të cilët mbajnë ende gjallë kujtimet nga netët magjike në muze.