Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Miley Cyrus mohon se fustani i artë në “Flowers” ishte thumb për Jennifer Lawrence

Muzikë  |  29.05.2025 Ora 13:47   
Miley Cyrus ka mohuar spekulimet se fustani i artë që vesh në videoklipin e këngës Flowers ishte një thumb për aktoren Jennifer Lawrence. Pas publikimit të klipit në vitin 2023, fansat nisën të spekulonin se fustani vintage i Saint Laurent që ajo kishte veshur ishte një referencë ndaj fustanit të ngjashëm që Jennifer kishte veshur në premierën e The Hunger Games në vitin 2012 – ku pozoi krah Liam Hemsworth, ish-i fejuari i Miley-t.

Por këtë javë, ndërsa nënshkruante autografe jashtë studios së Jimmy Kimmel Live!, një fan e pyeti nëse fustani ishte një referencë për Jennifer. “Jo, por më pëlqen shumë ai fustani i saj,” u përgjigj Miley shkurt.

Jennifer Lawrence e kishte mohuar gjithashtu më parë zërat për një romancë të fshehtë me Liam gjatë kohës kur ai ishte me Miley, duke e quajtur thashethemin “totalisht të pavërtetë”.

Miley dhe Liam filluan lidhjen në vitin 2009, u fejuan në 2012, u ndanë, u ribashkuan në 2016 dhe u martuan në 2018.
Çifti u nda në 2019 dhe divorci u finalizua në 2020.

Aktualisht, Miley është në një lidhje me muzikantin Maxx Morando, ndërsa Liam me modelen Gabriella Brooks.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing