Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Michael Sumler i “Kool & the Gang” ndërron jetë në aksident trafiku

Muzikë  |  29.05.2025 Ora 13:32   
Michael Sumler, anëtar i grupit legjendar R&B Kool & the Gang, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare pas një aksidenti automobilistik në Mableton, Georgia, më 25 maj.

I njohur edhe si “Chicago Mike”, ai ishte pjesë e grupit që nga viti 1985 dhe shquhej për energjinë në skenë dhe prapaskenë. Grupi konfirmoi lajmin, duke thënë se ai kishte qenë gjithashtu përgjegjës për pamjen e artistëve gjatë turneve mes viteve 2004–2015, si dhe i përfshirë në eventet e LeKool Champagne.

“Do të na mungojë shumë. U prehtë në paqe,” thuhej në deklaratë. Kool & the Gang, i formuar në vitin 1964 në New Jersey, është i njohur për hite si “Celebration”, “Get Down on It” dhe “Ladies’ Night”.

Në vitin 2024, grupi u përfshi në Rock & Roll Hall of Fame.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing