Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një studim i fundit shkencor ka shpallur emrin “Sofia” si emrin më të bukur në botë, duke u bazuar në tingëllimin e butë, harmoninë fonetike dhe emocionin që përcjell.
Hulumtimi është kryer nga Dr. Bodo Winter, gjuhëtar kognitiv në Universitetin e Birminghamit, i cili analizoi 100 emra përmes elementeve si ritmi, zanoret dhe bashkëtingëlloret e buta. Emri “Sofia” doli në krye falë melodisë së natyrshme që krijon gjatë shqiptimit dhe ndjesisë së këndshme që ngjall.
Emri rrjedh nga greqishtja e lashtë “sophía”, që do të thotë “urtësi”, dhe lidhet ngushtë me perëndeshën greke të mençurisë, Athena. Ai është përhapur globalisht në forma të ndryshme si Sophia, Sophie, Sofie, duke ruajtur gjithnjë kuptimin e tij të thellë dhe hijeshinë fonetike.
Përveç aspektit estetik, “Sofia” bart me vete edhe trashëgimi kulturore e filozofike, e mishëruar në monumente historike si “Hagia Sophia”, një simbol i trashëgimisë greko-ortodokse.