Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ushtritë e SHBA-së, Hungarisë, Gjermanisë dhe Zvicrës trajnohen së bashku në Prishtinë për evakuim mjekësor ajror

Të Tjera  |  19.05.2025 Ora 8:54   

Në selinë e KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë është mbajtur një trajnim i përbashkët ndërkombëtar për evakuim mjekësor ajror, me pjesëmarrjen e njësive mjekësore të katër ushtrive: të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hungarisë, Gjermanisë dhe Zvicrës.

Stërvitja përfshinte skenarë të evakuimit të të plagosurve në kushte të simuluara reale, si dhe procedurat e ngarkimit dhe shkarkimit të pacientëve gjatë operacioneve ajrore.

Sipas njoftimit të lëshuar nga misioni i NATO-s në Kosovë, qëllimi kryesor ishte standardizimi i procedurave ndërmjet shteteve pjesëmarrëse dhe përmirësimi i gatishmërisë për të reaguar në raste krizash mjekësore.

KFOR-i theksoi se ky aktivitet është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për të zbatuar mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së – me qëllim krijimin e një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, si dhe garantimin e lirisë së lëvizjes. Operacionet zhvillohen në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, duke respektuar rolet e secilit si akterë të sigurisë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing