Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Joe Biden diagnostikohet me kancer

Të Tjera  |  19.05.2025 Ora 8:35   

Ish-presidenti amerikan Joe Biden është diagnostikuar me një formë agresive të kancerit në prostatë, i cili është përhapur edhe në kocka, bëhet e ditur nga zyra e tij personale.

Në deklaratën zyrtare thuhet se Biden u vizitua javën e kaluar pas përkeqësimit të simptomave urinare, dhe të premten u diagnostikua me kancer të prostatës me një rezultat Gleason 9 (Grupi i Gradës 5), që përfaqëson një formë shumë agresive të sëmundjes.

Pavarësisht avancimit të kancerit, deklarata sqaron se ai është i ndjeshëm ndaj terapisë hormonale, gjë që mundëson një menaxhim më të efektshëm të sëmundjes.

Zhvillimi ka ngjallur shqetësim në opinionin publik dhe botën politike, teksa shumë figura të rëndësishme kanë shprehur solidaritet dhe urime për shërim të shpejtë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing