Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në një hap të pazakontë, Google ka adoptuar një strategji të re në botën e inteligjencës artificiale: po i paguan punonjësit me paga të plota për të qëndruar në pushim të zgjatur – vetëm që të mos kalojnë te konkurrentët.
Kompania kërkon nga stafi, veçanërisht ata që punojnë në divizionin DeepMind, të nënshkruajnë marrëveshje jo-konkurimi dhe të qëndrojnë në të ashtuquajturën "garden leave" – një periudhë deri në 12 muaj pushim, gjatë së cilës ata marrin pagën e plotë, por nuk punojnë.
Kjo qasje është krijuar për të mbajtur të pandikuar ekspertët më të kërkuar në fushën e AI-së, të cilët mund të fitojnë deri në 600 mijë dollarë në vit gjatë kësaj periudhe "pushimi me pagesë".
Me konkurrencën që po ashpërsohet mes kompanive të mëdha teknologjike për talentin në AI, Google duket se po e luan lojën ndryshe – duke investuar në heshtjen e talenteve të saj.