Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në fjalimin e tij të fundit të quajtur “Dita e Çlirimit”, Presidenti Trump deklaroi se “punët dhe fabrikat do të kthehen fuqishëm në SHBA” falë tarifave të reja që tashmë kanë hyrë në fuqi në nivel global. Por ekspertët paralajmërojnë se këto masa mund të kenë pasoja të papritura për konsumatorët amerikanë.
Dan Ives, shefi global i kërkimeve teknologjike në firmën financiare Wedbush Securities, deklaroi për CNN se nëse iPhone prodhohet tërësisht në SHBA, çmimi i tij mund të arrijë deri në 3,500 dollarë. Kjo për shkak se prodhimi dhe përpunimi i komponentëve të iPhone është zhvendosur në Azi dekada më parë, dhe kthimi i këtij procesi në SHBA do të kërkonte miliarda investime dhe vite për ndërtimin e infrastrukturës.
“Vetëm për të zhvendosur 10% të zinxhirit të furnizimit, Apple do t’i duheshin rreth 30 miliardë dollarë dhe të paktën tre vjet kohë,” tha Ives.
Aktualisht, rreth 90% e iPhone-ve përfundojnë montimin në Kinë, ndërsa pjesët si çipat dhe ekranet prodhohen në Tajvan dhe Korenë e Jugut. Apple ka filluar të diversifikojë prodhimin në vende si India dhe Brazili për të shmangur tarifat e larta, por kapaciteti i këtyre tregjeve ende nuk mjafton për të zëvendësuar Kinën.
Sipas analistëve të Rosenblatt Securities, nëse Apple do t’i transferojë kostot e tarifave te konsumatori, çmimi i iPhone mund të rritet deri në 43%. Edhe nëse pajisjet vazhdojnë të prodhohen në Azi, tarifat mund të ndikojnë drejtpërdrejt në çmimin final për blerësit.