CEO i Instagramit, Adam Mosseri, ka zbuluar se një nga praktikat më të zakonshme të përdoruesve për të rritur shikimet dhe ndërveprimet – përdorimi i hashtagëve – nuk ka efektin që mendohet.
Në një intervistë për DailyMail, Mosseri theksoi se hashtagët nuk luajnë një rol kyç në shpërndarjen e përmbajtjes apo në rritjen e ndërveprimit.
Ai shtoi se nuk ekziston një “truk magjik” apo “hack algoritmi” që garanton sukses në platformë.