Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kongresi amerikan ua ndalon anëtarëve të përdorin DeepSeek

Teknologji  |  31.01.2025 Ora 16:41   
Ligjvënësit në të dy dhomat e Kongresit amerikan, si dhe bashkëpunëtorët e tyre dhe punonjës të tjerë, kanë marrë urdhër që të mos përdorin DeepSeek, një kompani kineze të inteligjencës artificiale.

Zyra administrative e Capitolit u ka dërguar një e-mail punonjësve, duke njoftuar se aplikacioni është “nën vëzhgim dhe shqyrtim” dhe se përdorimi i tij është i ndaluar deri në një njoftim të dytë.

Si arsye zyrtare në këtë e-mail thuhet se “individë po e përdorin aplikacionin për të sulmuar kompjuterët zyrtarë”, ndaj DeepSeek do të bllokohet plotësisht në të gjitha pajisjet e lidhura me Kongresin, shkruan Axios.
 
Kjo nuk është hera e parë që Kongresi ndalon aplikacione, pasi masa të ngjashme janë marrë edhe ndaj kompanive të tjera të inteligjencës artificiale.

Në vitin 2023, ChatGPT u ndalua përkohësisht, ndërsa në prill të vitit 2024 i njëjti rregull u zbatua për Microsoft Copilot.

DeepSeek papritur u bë qendra e vëmendjes së mediave botërore pasi suksesi i tij “tronditi” kompanitë amerikane në bursë në fillim të kësaj jave. /Telegrafi/
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing