Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

A është martuar në fshehtësi Ronaldo me Georgina Rodriguez?

Sport  |  31.07.2024 Ora 10:22   
Cristiano Ronaldo ka ndezur thashethemet se ai dhe e dashura e tij prej kohësh Georgina Rodriguez janë martuar.

Ylli 39-vjeçar e bëri deklaratën për partneren gjatë një videoje stërvitjeje për markën e tij të fitnesit, Whoop, e cila u shpërnda në Instagramin e kompanisë më 29 korrik.

Gjatë intervistës në palestrën e shtëpisë së tij, ai ndau disa nga gjërat që bën në kohën e lirë.

“Gjëja më e rëndësishme është se nuk është ajo që bëni, por duhet të bëni”, tha ai. “Kur nuk jam duke u stërvitur në klub, më pëlqen të punoj me gruan time në shtëpi sepse mund ta shtyj atë dhe ajo mund të më shtyjë mua”.

Në komentet e videos në Instagram, e cila ka më shumë se 529 mijë pëlqime, shumë fansa vazhduan të pyesin nëse atleti po i referohet Rodriguez si gruaja e tij, sepse u martua.

“A tha gruaja ime? A janë martuar tani fshehurazi?”, shkroi një përdorues i Instagramit.
“Ai tha gruaja ime, olalaaa”, tha tjetri.

Ronaldo ka ndarë më parë mendimet e tij rreth martesës me Rodriguez, me të cilin është në lidhje që nga viti 2017.
Ata kanë bashkë dy fëmijë, një vajza Alana dhe një tjetër Bella që erdhi në jetë në 2022.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing