Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Donatella Versace kujton vëllanë e saj në 29-vjetorin e vrasjes së Gianni Versace

Të Tjera  |  17.07.2026 Ora 16:13   

Kanë kaluar 29 vjet nga vrasja e stilistit legjendar Gianni Versace, ndërsa motra e tij, Donatella Versace, e ka përkujtuar me një mesazh prekës në rrjetet sociale.

"Kujtimet tona do të jetojnë përgjithmonë", shkroi Donatella në Instagram, duke publikuar një fotografi bardhezi me vëllanë e saj.

Gianni Versace u vra më 15 korrik 1997 në hyrje të rezidencës së tij, Casa Casuarina në Miami Beach, në moshën 50-vjeçare. Autori i krimit ishte Andrew Cunanan, një vrasës serial i kërkuar nga autoritetet amerikane, i cili u gjet i vdekur tetë ditë më vonë.

Themeluesi i shtëpisë së modës Versace konsiderohet një nga figurat më me ndikim në historinë e modës, i njohur për stilin e tij luksoz, ngjyrat e guximshme dhe bashkëpunimet me supermodelet më të famshme të viteve ’90.

Pas vdekjes së tij, drejtimin kreativ të markës e mori Donatella Versace, e cila vazhdoi trashëgiminë e vëllait duke e mbajtur emrin Versace mes markave më prestigjioze të modës në botë. Postimi i saj për përvjetorin u shoqërua me mijëra reagime nga artistë, stilistë dhe admirues që nderuan kujtimin dhe trashëgiminë e Gianni Versace.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing