Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Edi Rama: Muzika tradicionale shqiptare frymëzoi kolonën zanore të filmit “The Odyssey”

Film  |  17.07.2026 Ora 16:16   

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se elemente të muzikës tradicionale shqiptare kanë shërbyer si frymëzim për kolonën zanore të filmit “The Odyssey”, me regji të Christopher Nolan.

Sipas Ramës, kompozitori fitues i çmimit Oscar, Ludwig Göransson, ka vizituar jugun e Shqipërisë, ku është njohur nga afër me iso-polifoninë shqiptare, pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s, si dhe me tingujt e fyellit dyjar.

“Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë deri në produksionet më të mëdha të Hollivudit”, shkroi Rama, duke e cilësuar këtë një moment krenarie për kulturën shqiptare.

Përfshirja e elementeve të muzikës tradicionale shqiptare në një produksion të madh ndërkombëtar si “The Odyssey” pritet të rrisë edhe më shumë vëmendjen ndaj trashëgimisë kulturore dhe muzikore të Shqipërisë.

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing