Përdoruesit e WhatsApp së shpejti do të jenë në gjendje të kenë qasje në chatbotin me Al të Meta-s si pjesë e një përditësimi të ardhshëm të aplikacionit.
Gjiganti teknologjik ende nuk e ka përshkruar plotësisht atë që roboti me Inteligjencë Artificiale do t’u ofrojë përdoruesve brenda aplikacionit.
Por, bëhet e ditur se përdoruesit do të jenë në gjendje të përdorin të gjitha aftësitë me Al të cilat përfshijnë përgjigjen e pyetjeve si dhe zhvillimin e bisedave.
Gjithashtu, chatboti do të ketë aftësinë edhe të gjenerojë imazhe me cilësi të lartë në bisedën tuaj dhe të funksionojë si asistenti juaj brenda një bisede.
Ka pak informacion se kur ky funksion do të integrohet në WhatsApp.
Megjithatë, ai pritet të prezantohet gjatë këtij viti.