Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Elon Musk thotë se Neuralink ka implantuar çipin e parë të trurit te një njeri

Teknologji  |  30.01.2024 Ora 12:17   

Në një përpjekje për të lidhur trurin e njeriut me kompjuterët, miliarderi i teknologjisë, Elon Musk, ka njoftuar se kompania e tij Neuralink ka realizuar me sukses implantin e çipit me valë te një njeri.

Sipas Musk, rezultatet fillestare zbuluan “sinjale premtuese” të neuroneve dhe impulseve nervore, pra pacienti po shërohet.
Madje, bëhet e ditur se edhe një numër i kompanive rivale të Neuralink kanë realizuar implante të ngjashme.

Ndryshe, Neuralink iu dha leja për testimin e çipit te njerëzit në maj, moment ky i cilësuar si historik.
ky vendim i dha dritën e gjelbër për një studim gjashtëvjeçar në një robot, në trurin e të cilit po vendosen 64 fije.

ëto fije lejojnë implantin të regjistrojë dhe transmetojë sinjalet e trurit me valë në një aplikacion.

Me anë të një postimi në X, Musk tha se produkti i parë i Neuralink do të quhet Telepathy, dhe do të mundësojë “kontrollin e telefonit dhe kompjuterit përmes pothuajse çdo pajisjeje, vetëm duke menduar”.
 

“Përdoruesit fillestar do të jenë ata që kanë humbur funksionimin e gjymtyrëve”, shtoi Musk.
Pajisjet ekzistuese nga kompanitë rivale të Neuralink kanë gjeneruar gjithashtu rezultate.

Blackrock Neurotech në vitin 2004 ka realizuar implantin e parë tru-kompjuter, ndërsa Precision Neuroscience synon të ndihmojë njerëzit me paralizë. 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing