Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kosova në Forbes përmes DISICON: Të rinjtë kosovarë janë të fiksuar pas Inteligjencës Artificiale

Teknologji  |  17.01.2024 Ora 9:22   
Studentët në Kosovë dhe sapo të diplomuarit në vendin tonë janë të fiksuar pas Inteligjencës Artificiale, shkruan gazeta prestigjioze Forbes me autore Sarah Oh. 

Me lansimin e tanishëm të dyqanit GPT Store, njerëzit mund të eksperimentojnë dhe të krijojnë mjetet e tyre gjuhësore me Inteligjencë Artificiale, gjë që sipas Forbes kjo u jep publikut të gjerë të eksperimentojnë dhe të mësojnë se për çfarë janë të afta mjetet ChatGPT dhe GPT.

Kushdo që posedon një llogari në ChatGPT mund të krijojë një mjet gjenerues teksti (GPT), dhe sipas OpenAI, njerëzit përfundimisht mund të fitojnë të ardhura me mjetet e tyre.

Kjo qasje e drejtpërdrejt në këto mjete shihet si diçka mjaft pozitive nga gazeta Forbes, për të cilën thotë se njerëzit janë të obsesionuar pas Inteligjencës Artificiale e sidomos të rinjtë në Kosovë.

Sipas njohëses së trendeve të reja të teknologjisë, Sara Oh e cila shkroi në Forbes për këtë dhe së fundmi pati një vizitë në Kosovë ku ishte pranishme në konferencën “DISICON” të  Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), zyra në Kosovë.

Oh është njëherësh edhe bashkë-themeluese e T2 dhe anëtare jo-rezidente në Laboratorin e Kërkimeve Forenzike Dixhitale në Këshillin Atlantik.

Ajo në shkrimin e saj, përmendi gjithashtu edhe intervistën e këngëtares së njohur ndërkombëtare me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, e cila në bisedë e sipër me shefin e Apple, Tim Cook pati thënë se është e “fiksuar” pas Inteligjencës Artificiale.

Ekspertja e teknologjisë, Oh gjithashtu foli për  një kompani kosovare të sigurisë kibernetike, Sentry, për të cilën themeluesi i saj Drinor Selmanaj tha se ekipi i kompanisë po eksploronte AI-n gjeneruese.

“Mundësitë për avancime dhe aplikime në këtë fushë janë vërtet të jashtëzakonshme”, deklaroi Selmanaj për Forbes.
Në kudër të konferencës DISICON në Kosovë, Oh është takuar edhe me përfaqësues të komunitetit të TIK-ut, gazetarëve e mediave.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing