Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Musk konsideron "heqjen" e platformës X nga Evropa?

Teknologji  |  19.10.2023 Ora 20:35   
Në javët e fundit, Elon Musk ka theksuar se X mund të ndalojë së qeni i qasshëm në Evropë për të shmangur rregulloren e re të miratuar nga Komisioni Evropian.

Kështu së paku shkruan Business Insider, sipas të cilit medium, Musk është bërë gjithnjë e më i frustruar me detyrimin për t’u pajtuar me Aktin e Shërbimeve Dixhitale, tha një person i njohur me kompaninë.

Personi shtoi se miliarderi Tesla, i cili bleu Twitter një vit më parë për 44 miliardë dollarë dhe e riemërtoi atë në X, kishte diskutuar thjesht për heqjen e disponueshmërisë së aplikacionit në rajon ose bllokimin e përdoruesve në Bashkimin Evropian nga qasja në të.
Kjo do të ishte e ngjashme me mënyrën se si Meta po bllokon njerëzit në Evropë që të përdorin aplikacionin e saj të ri, Threads.
Kjo nuk është hera e parë që Musk ka hedhur idenë për të kufizuar në mënyrë drastike shtrirjen e aplikacionit.

Pothuajse menjëherë pas blerjes së kompanisë, ai e përmendi këtë si një masë për uljen e kostove kufizimin e operacioneve të X vetëm në SHBA, thanë dy persona të tjerë të njohur me kompaninë.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing