Epic Games, e cila e bën Fortnite, një nga videolojërat më të suksesshme në botë, po shkurton 870 vende pune - rreth 16% të fuqisë së saj punëtore. Ajo po shet gjithashtu Bandcamp, faqen e muzikës në internet që e bleu vetëm vitin e kaluar.
Në një memorandum për stafin, nga Epic deklaruan se ishin përpjekur të ulin kostot, pasi që sipas tyre "shpenzojnë më shumë para sesa fitojnë".
"Ne arritëm në përfundimin se pushimet nga puna janë e vetmja mënyrë dhe se bërja e tyre tani dhe në këtë shkallë do të stabilizojë financat tona," shkroi CEO Tim Sweeney. Ai shtoi se rreth dy të tretat e pushimeve nga puna ishin në ekipe "jashtë zhvillimit bazë".
Fortnite është jashtëzakonisht popullor në mbarë botën, me rreth 400 milionë përdorues të regjistruar.