Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Inteligjenca artificiale e Googlet, DeepMind, po përshpejton kërkimet në identifikimin e ndryshimeve në ADN-në e njeriut, të cilat mund të shkaktojnë sëmundje, raportoi të martën BBC-ja.
Studiuesit besojnë se kanë identifikuar 89 për qind të të gjitha mutacioneve kryesore.
Zhvillimi pritet të përshpejtojë diagnozën dhe të ndihmojë në kërkimin e trajtimeve më të mira.
Eëan Birney, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Laboratorit Evropian të Biologjisë Molekulare ka thënë se kjo do t'i ndihmojë studiuesit klinikë se ku të kërkojnë për të gjetur zona që mund të shkaktojnë sëmundje.
Vitin e kaluar, DeepMind-i përpunoi formën e pothuajse të gjitha proteinave në trupin e njeriut.
Sistemi i ri, i quajtur AlphaMissense, mund të tregojë nëse shkronjat në ADN do të prodhojnë formën e duhur. Nëse jo, ai renditet si potencialisht shkaktar i sëmundjes.
Aktualisht njohësit e sëmundjeve gjenetike kanë njohuri të kufizuara se cilat zona të ADN-së njerëzore mund të çojnë në sëmundje. Ata kanë klasifikuar 0.1% të ndryshimeve të shkronjave, ose mutacioneve, si shkaktarë beninje ose sëmundje.
"Nuk e di se ku do të përfundojë, por po ndryshon pothuajse gjithçka që bëjmë për momentin”, ka thënë Birney./ KOHA/