Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Fermerët në Itali janë duke vuajtur pasojat e ndryshimit ekstrem të motit. Shoqata italiane e fermerëve “Coldiretti” tha të dielën se rendimentet kanë rënë për shkak të kohës së ndryshueshme.
ANSA raporton se ka një rënie prej 10% të prodhimit të grurit këtë vit, një rënie prej 14% të rendimenteve të rrushit dhe një rënie prej 63% të dardhës.
“Coldiretti” tha se edhe prodhimi i mjaltit ishte 70% më i ulët se vitin e kaluar.
Reshjet e shkurtra, intensive dhe kalimi i shpejtë nga dielli në mot të keq, me luhatje të forta të temperaturave ka bërë që fermerët të dëmtohen në Itali.
“Ne jemi përballur me pasojat e qarta të krizës klimatike edhe në Itali, ku ngjarjet e jashtëzakonshme atmosferike janë tashmë normë, me një tendencë drejt tropikalizimit”, thanë nga shoqata “Coldiretti”.