Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Gratë në Shqipëri kanë një epërsi të dukshme në arsim, por kjo nuk reflektohet në të njëjtën masë në tregun e punës.
Sipas publikimit të INSTAT, “Gratë dhe Burrat në Shqipëri, 2026”, gjatë vitit akademik 2024-2025 u diplomuan rreth 29 mijë studentë, ku 65,3% ishin gra.
Edhe te popullsia 25 vjeç e lart, gratë me arsim të lartë përbënin 19,9%, krahasuar me 17,6% të burrave.
Megjithatë, në tregun e punës situata është e kundërt. Në vitin 2025, shkalla e punësimit për gratë 15-64 vjeç ishte 62,7%, ndërsa për burrat 76%. Edhe pjesëmarrja në fuqinë punëtore ishte më e ulët te gratë, me 70,1%, kundrejt 82,7% te burrat.
Papunësia ishte 10,6% te gratë dhe 8,2% te burrat. Ndërkohë, paga mesatare mujore bruto e grave ishte 4,6% më e ulët se ajo e burrave, megjithëse hendeku është ngushtuar krahasuar me vitin 2024.