Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Bileta Gjakovë–Prishtinë shtrenjtohet, nga 5 në 6 euro

Vendi  |  22.09.2026 Ora 7:44   

Çmimi i biletës së autobusit në linjën Gjakovë–Prishtinë është rritur për 20 për qind, nga 5 në 6 euro.

Kompania transportuese ka deklaruar se rritja është bërë për shkak të shtimit të kostove të operimit, veçanërisht të çmimit të derivateve.

Për udhëtarët, rritja paraqet një shpenzim shtesë në një periudhë kur, sipas tyre, kostot e jetesës vazhdojnë të rriten.

Ndërkohë, Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve ka kërkuar ndërhyrjen e shtetit për uljen e kostove të transportit, përfshirë heqjen e akcizës për karburantet.

Kompania që operon në këtë linjë që nga viti 1989 ka bërë të ditur se në raste të caktuara ka ofruar udhëtim pa pagesë për kategori të veçanta.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing