Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dy viktima nga virusi i Nilit në Kosovë, konfirmohen 7 raste

Vendi  |  22.09.2026 Ora 7:46   

Dy persona kanë humbur jetën nga virusi i Nilit Perëndimor gjatë javës së kaluar në Klinikën Infektive të QKUK-së. Bëhet fjalë për një person mbi 60 vjeç dhe një tjetër 80-vjeçar.

Aktualisht, në Klinikën Infektive po trajtohet edhe një pacient tjetër në gjendje të rëndë, ndërsa pacientët e tjerë janë liruar pas trajtimit.

Sipas të dhënave të IKSHPK-së, nga 7 gushti deri më 18 shtator janë konfirmuar gjithsej 7 raste pozitive. Të infektuarit janë nga mosha 10 deri në 80 vjeç dhe vijnë nga qytete të ndryshme. Sipas IKSHPK-së, rastet nuk kanë lidhje familjare mes vete dhe vetëm një pacient ka deklaruar se kishte udhëtuar jashtë vendit.

Virusi i Nilit Perëndimor transmetohet kryesisht përmes pickimit të mushkonjave të infektuara dhe nuk përhapet përmes kontaktit të zakonshëm mes njerëzve.

Simptomat mund të përfshijnë temperaturë, dhimbje koke, lodhje, dhimbje të muskujve, të përziera, të vjella dhe skuqje të lëkurës. Në raste të rënda mund të shfaqen temperaturë e lartë, qafë e ngrirë, çorientim, dridhje, dobësi muskulore ose paralizë. IKSHPK u ka bërë thirrje komunave të ndërmarrin masa për kontrollin e mushkonjave dhe eliminimin e vendeve ku ato mund të shumohen.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing